Vetura Tuatara ka vënë një rekord të ri botëror, e cila arriti shpejtësinë maksimale prej 532 kilometrash në orë, duke lënë pas kampionin historik Bugatti Chiron. Bugatti kishte arritur shpejtësinë prej 489 km.

7 miljet e një rruge në Nevada, ishin mbyllur për shkaqe sigurie ditën e provës, ku makina arriti 532 km/h.

Vetura e tipit Tuatara për herë të parë i është prezantuar publikuar në vitin 2011, ndërsa prodhimi serik i saj erdhi më 2018.

Nuk ka ende një çmim zyrtar se sa mund të kushtojë kjo makinë, por thuhet se mund të arrijë shifrën prej 1.3 milionë dollarë.