Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë telefonike.

Putini theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se përmirësimi i dialogut midis dy vendeve do të ndikojë për të gjithë botën, për shkak të ndikimit të tyre në sigurinë dhe stabilitetin global.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu çështjen e skadimit të shpejtë të Traktatit të Ri START, marrëveshja e fundit e armëve midis dy shteteve për të zvogëluar arsenalet e tyre bërthamore.