Gazetari Enkel Demi ka zbuluar sot një sekret, që i ka ndodhur me producentit Ardit Gjebrea në një darkë familjare.

Teksa të ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’ kanë qenë çifti i njohur Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, ai ka thënë se këngën pjesëmarrëse në Këngën Magjike ‘Thërrime dashurie’ ia kishte treguar Arditi në variantin anglisht.

Sipas gazetarit, këtu kishte nisur një debat mes tyre, pasi Keli sugjeronte që kënga mos të ndryshohej për festivalin.

“Kam qenë për darkë me Ardit Gjebrean, darkë familjare. Në mes të darkës, Arditi më vuri demon e këngës dhe më tha: ‘Dëgjojë çik këtë’. Ishte Marsela me ‘Thërrime dashurie’ dhe e kuptova që ishte Adi Hila. Aty i thash që kjo këngë duhet të vijë patjetër në Këngën Magjike, pasi Marsela kishte ende dyshime nëse do të merrte pjesë ende. Po ka nisur një debat mes meje dhe Arditit, pasi unë isha për variantin anglisht”, u shpreh gazetari.