Për shkak të reshjeve të dëborës Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, njofton se pista ka qëndruar e mbyllur deri në orën 07:00 të mëngjesit.

Me anë të një postimi në Facebook, aeroporti thotë se parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike.

Njoftimi i plotë:

Përditësim 2

Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00.

Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike.

Do njoftojmë sërish për çdo ndryshim apo informacion tjetër.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport