Një shqiptar është arrestuar në Angli, si një prej autorëve që morën peng një 20-vjeçar.

Ai është Dorjan Kurtaj, që jetonte në Londër.

Në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë të shqiptarit.

Arrestimi u bë të enjten e 11 shkurtit, ku policia gjeti në makinën e tyre edhe 20-vjeçarin e rrëmbyer.

Ky i fundit kishte plagë thike në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.