Boksieri shqiptar Florian Marku ka mundur rivalin Rylan Charlton këtë mbrëmje.

Anglezi u dorëzua në raundin e nëntë.

Boksieri shqiptar e nisi mirë, dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja.

Në raundin e katërt Marku tregoi veten.

Raundin e gjashtë ra në tapet por u ringrit sërish.

Në raundin e nëntë përfundoi gjithçka, me Markun që kishte fituar epërsi ndaj Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar.

Marku ka thënë edhe fjalët e para pas fitores:

“Rylan është vërtetë i vështirë. Ai hyri në këtë luftë. Jo shumë boksierë përballen me një të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre. Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka. Rrëzimi? Unë kurrë nuk isha i trullosur, edhe pse ai është një goditës i rëndë”.

SHIFRAT DERI PARA DUELIT

Florian Marku kishte fituar 7 duele deri në muajin dhjetor, kur barazoi për herë të parë.

Rivali i tij, Rylan Chalrton, kishte fituar gjashtë herë dhe barazuar në një tjetër duel.

Tre prej fitoreve i kishte arritur me nokaut.