Një makinë ka marrë flakë në ecje ditën e sotme.

Ngjarja është raportuar në mes të qytetit të Korçës, për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Automjeti u përfshi nga flakët teksa ishte në ecje, ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik.

Personi që drejtonte automjetit ka vepruar me shpejtësi duke dalë nga makina, ndërsa ngjarja ka frikësuar edhe qytetarët që ndodheshin në Bulevardin “Republika”.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saj.