Sulmohet me raketa Ambasada Amerikane në Bagdad.

Ushtria e Irakut tha se të paktën dy raketa kanë goditur Zonën e Gjelbër të fortifikuar fort në Bagdad, por pa shkaktuar asnjë viktimë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se Ambasada Amerikane ishte shënjestra e raketave.

Dy zyrtarë të sigurisë irakiane thanë se tre raketa goditën Zonën e Gjelbër, njëra ra në perimetrat e kompleksit të gjerë të Ambasadës Amerikane.

Ata folën në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret.

Në një deklaratë  ushtria tha se nuk kishte viktima, por ngjarja po hetohet. Shpërthimet kanë shkaktuar dëme materale, përfshirë një automjet të dëmtuar.

Zona e Gjelbër në Bagdad strehon ambasadat e huaja dhe po ashtu është selia e qeverisë së Irakut.