Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e blerjes së vaksinave ruse apo kineze. Ai vlerësoi efektin e vaksinave të prodhuara nga këto dy shtete, por tha se janë të paprovuara në nivelin e OBSH. Kreu i qeverisë e la një derë hapur, kur u shpreh qartë se ne nuk jemi në pozicion refraktar, “nuk jemi me idenë kurrë mos u vaksinofshim dhe nuk marrim vaksina të tjera përveç Pfizer apo Astra Zeneca”.

E kam ndjekur edhe këtë debat apo diskutim, apo muhabet dhe dua të bëj një sqarim, askush të mos mendojë që vaksina kineze apo ruse, është në tezga që mjafton që vetëm të shkosh të paraqitesh, të paguash për ti marrë, nuk është kështu. Edhe ndonjë shtet që ka deklaruar marrëveshje nuk ka marrë gjë, sasitë janë të kufizuara. Numri i të vaksinuarve në Rusi nuk është i atillë që të të bëjë të besosh që sasitë në dispozicion janë të mëdha, është cështje prodhimi.

E dyta, mbase është keqkuptuar apo interpretuar në një formë që nuk ka qenë adekuate, ajo që unë kam thënë, duke harruar atë që kam thënë që në fillim; nuk kemi asnjë arsye në botë, asnjë mundësi që të vendosim në diskutim integritetin e shkencëtarëve kinezë apo rusë, nga pikëpamja e vlerës po themi të këtyre vaksinave. Asnjë dyshim apo kontestim, por janë të paprovuara në nivelin e OBSH-së, kjo nuk do të thotë se ne po i rrimë larg për këtë, por ne nuk mendojmë që ne duke qenë të linjëzuar krejtësisht me BE-në kemi ndonjë precedencë në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina. Unë nuk kam ndryshuar mendim.

Edhe këtu hidhen lloj lloj tezash, është një luftë ekonomike tregtare, pasi nuk ka sasi dhe sigurisht pas këtyre të dyjave është një luftë që varet nga niveli i marrëdhënieve dhe raportet personale. Në të gjitha rastet dua ta bëj të qartë; nuk i kemi këto vaksina dhe ne po i refuzojmë. Nuk kemi hedhur dhe nuk do të hedhim hapa formalë në drejtim të këtyre dy burimeve sepse jemi të vetëdijshëm sepse janë hapa që nuk kanë arsye objektive që të na çojë në rezultat. Kjo është një situatë që mund të ishte shumë më ndryshe.

Është një fatalitet politik evropian, që Maqedonia detyrohet të kthejë sytë nga Kina dhe Rusia në mungesë të dozave për të filluar, përfshirë edhe vetë Kosovën. Të jeni të sigurt se ne i bëmë të gjitha lëvizjet për të siguruar vaksinën. Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme, mjafton të shikojmë Turqinë, Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe që të gjitha të dhënat për efektet e saj janë pozitive.

Kështu që po kështu, fjalët që thuhen për vaksinën ruse, janë që bëjnë vlerësim pozitiv. Por shikoni vendet që janë shprehur se e kanë kthyer kokën nga ai drejtim dhe nuk rezulton që pjesa më e madhe e tyre të ketë marrë vaksinën ruse dhe ne i bëjmë këto analiza. Nuk është pozicion refraktar, nuk jemi me idenë “kurrë mos u vaksinofshim dhe ne nuk marrim vaksina të tjera përveç Pfizer apo Astra Zeneca” dhe ne nuk pranojmë vaksina ruse apo kineze, nuk është e vërtetë. Por sa do të rriten çmimet e vaksinave nuk ka asnjë mundësi të lëmë një dozë të vetme në dispozicion dhe të lëmë një shqiptar të vetëm të presë, sepse çmimi është rritur. Shteti bëhet ujk për shtetin” tha Rama.