Dhjetë pas ekzekutimit mafioz të shqiptarit Armando Beqiri në Islandë, hetuesit duket se janë pranë zbardhjes së krimit.

Sipas mediave lokale, bëhet me dije se grupi hetimor kanë sekuestruar tashmë disa pamje dhe të dhëna kompjuterike që mund të çojnë në zbulimin e ngjarjes së rëndë.

Me rastin në fjalë, po merren më shumë se 20 hetues, ndërsa në paraburgim ndodhen të paktën 10 persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje apo që mund të kenë dijeni.

Megjithatë, afati për mbajtjen e tre prej tyre skadon sot dhe pritet që policia të kërkojë zgjatjen e kohës së paraburgimit për një prej tyre, që është edhe i dyshuari kryesor.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, në banesën e të cilit u gjetën gjurmë të armës së zjarrit të përdorur në krim, por ai vetë e ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

Përveç sendeve të lidhura me kompjuterin, policia ka sekuestruar armë dhe makina pas kontrolleve në banesa.

Në qeli, deri tani ndodhen 10 persona nga 7 shtete, Shqipëria, Islanda, Spanja dhe Lituania, ku mësohet se mes tyre dy janë gra.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë së tij në Rejkjavik.

Autori i cili po e priste, e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33-vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Beqiri, me origjinë nga Tepelena, la pas gruan e tij shtatzënë dhe një foshnjë 15 muajshe. Ai kishte 7 vjet që ishte vendosur në Islandë me dokumente të rregullta dhe menaxhonte një kompani sigurimi të ruajtjes fizike.