Këtë të premte pritet  që fushata e vaksinimit përveç Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Beratit të nisë dhe në Kukës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur dozat e para të vaksinës anti Covid në këtë qytet.

Me dozat e para pritet që të vaksinohen anëtarët e personelit mjekësor në qarkun e Kukësit.