Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi ditën e sotme, ku mjeti me drejtues shtetasin E.Sh., ka aksidentuar një vajzë të mitur, me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.