Duke filluar nga e hëna e datës 1 mars, Greqia pritet të ashpërsojë edhe më shumë masat ndaj Shqipërisë, për shkak të situatës nga koronavirusi.

Spas mediave greke, qytetarët shqiptarë që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore.

Greqia gjithashtu ka kufizuar edhe orarin e lëvizjes në 12 orë për udhëtarët, që duhet të kalojnë vetëm nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

Po ashtu thuhet se vetëm 400 shtetas shqiptarë në ditë do mund të shkojnë në Greqi brenda orarit të caktuar, ndërkohë që më parë kalonin 700 të tillë, një numër i përcaktuar prej gushtit të kaluar.

Këto vendime priten të zyrtarizohen nga dita e hënë e në vazhdim.