Gjuajtësi amerikan i gjeneratës së pestë F-22 Raptor konsiderohet aktualisht si avioni më i avancuar në botë duke siguruar një superioritet në ajër që nuk ka asnjë shtet tjetër.

Madje, SHBA-të nuk lejojnë eksportimin e këtij avioni duke qenë të vetmit që e kanë në përdorim me një avantazh të theksuar edhe ndaj Rusisë dhe Kinës.

F-22 Raptor është konceptuar si një gjuajtës që nuk kapet nga radarët, ndërsa ka edhe role të tjera siç është bombardimi apo lufta elektronike.

Duke marrë shembullin e F-22 raptor është prodhuar edhe F-35, i cili në fakt është një program i disa vendeve të NATO-s përfshi SHBA-të dhe shtete të Europës.

Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni ndezjen e motorëve të tij të fuqishëm, të cilët kanë një jetëgjatësi të konsiderueshme dhe nga zhurma nuk i ngjajnë asnjë avioni tjetër.