Një i ri ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi sot në në rrugën Fier-Vlorë.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 18-vjeçari me inicialet E. T.

Sipas policisë, rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç,  është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.