Gazetari Artan Hoxha në një koment në rrjetet sociale tregon se përse vrasësi i Behar Sofisë u largua me biçikletë pas krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të Tiranës, pranë Piramidës, ndërkohë që ajo që ra në sy ishte largimi i tij me biçikletë, ku është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në zonë.

Sipas gazetarit të ABC, autori ka përdorur biçikletën për të shmangur trafikun, duke qenë se vrasja ka ndodhur në një zonë me shumë lëvizje të kryeqytetit.

Të paktën krijoni dhe një skuadër policie me biçikletë, sepse edhe furgonat apo veturat e tyre, bllokohen në trafikun e çmendur të Tiranës…”, shkruan gazetari me ironi.

Komenti i plotë:

Si ndikoi “transformimi i levizshmerise urbane” te vrasesit me pagese?!

Pse vrasesi i fundit, u largua me biçiklete???!!!

Me trafikun e tmerrshem qe ka Tirana, mos prisni, qe vrasesit profesioniste te largohen pas atentatit me makine!!!

Mesa duket, vrasesi, qe tronditi kryeqytetin te enjten e kaluar, paska qene ndjekes i vemendshem i zhvillimeve te fundit ne Tirane.

Duke ndjekur keshillen e kryebashkiakut, per te mos ndotur qytetin, ai ka hequr dore nga makina apo motorri.

Me mjetet e transportit tradicional, mund te bllokohej ne trafik dhe te rrezikonte arrestimin nga policia.

Ne nje qytet ku rruget vazhdimisht ngushtohen dhe zgjerohen vetem korsite e biçikletave, vrasesi nuk eshte budalla..

Vendosi te vrase ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit” dhe te largohet qetesisht me biçiklete nga kodrat e liqenit…

Vrasesi mbase nuk eshte fans i kryebashkiakut, por e ka ndjekur pike per pike keshillen e tij.

Ta gezosh çmimin kryetar, tashme sugjerimet e tua, po i ndjekin edhe vrasesit me pagese…

Te pakten krijoni dhe nje skuader policie me biçiklete, sepse edhe furgonat apo veturat e tyre, bllokohen ne trafikun e çmendur te Tiranes…

Mos u çuditni nese heren tjeter, vrasesit do te largohen me betoniere.🤪

Pas biçikletave edhe betonieret, kane korsi te dedikuara ne qytetin e kryebashkiakut, qe ka “transformuar levizshmerine urbane”…