Pas tërmetit të fuqishëm, mediat greke kanë publikuar pamje ku shfaqen njerëzit teksa dalin në rrugë të frikësuar pas lëkundjeve.

Sizmiologët thanë se lëkundjet u ndjenë shumë dhe se ato zgjatën për mbi 30 sekonda.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti u regjistrua 21 km në Jugperëndim të qytetit Tyrnavos me një thellësi prej 10 km.

Goditja e parë u regjistrua rreth orës 12:00 (me orën lokale) me një madhësi rreth 6.0 ballë dhe është shoqëruar nga një pas-lëkundje e dytë, me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti u ndje në Greqinë Veriore dhe Jugore, veçanërisht në Selanik. Duke parë thellësinë e ulët, ai është ndier edhe në Shqipëri, sidomos në jug të vendit dhe në Tiranë.