Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka sulmuar ashpër Partinë Socialiste, e cila sipas tij, pas ardhjes në pushtet është mbrojtëse e interesave të pasunarëve dhe është mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit.

“PS e pas Qershorit 2013, është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, shkruan Kalo në llogarinë e tij në Facebook.

E teksa ndjekësit në rrjetet sociale, komentonin në statusin e tij, mjeku i njohur ka replikuar duke thënë se:shumë-shumë pak shpresë për ndonjë reflektim të Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme Parla-Pa-Mentare të 25 prillit, por paskam qenë i gabuar”.

Ndërsa dikush e pyet se çfarë duhet bërë, pasi të gjithë janë të korruptuar, Kalo ia kthen duke i thënë se “të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi”.

Në 4 mars (2021) Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19.

Mes të tjerash, ai pohoi se politika edhe një herë ia arriti të përçajë mjekët.