Kryetari i Partisë Demokratike një ditë më parë ka qenë në Kavajë, ku është pritur nga qindra mbështetës demokratë, duke shkaktuar grumbullime në kohë pandemie.

Policia në kuadër të organizimit për tubim në kohë pandemie ka proceduar penalisht 20 persona.

Burime bëjnë me dije se mes të proceduarve si organizator është edhe Isa Sakja.

Në kuadër të respektimit të masave anti Covid për tubimet politike, policia ka gjobitur me shumën 5 milionë lekë Partinë Demokratike.

Ndërkohë kryedemokrati në mesin e turmës me qindra qytetarë herë pas here bënte thirrje për ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskës.