Fjolla Morina po kërkohet nga policia shqiptare dhe ajo e Kosovës, pasi akuzohet për “trafik armësh”, si dhe për “thyerje të masës së sigurisë”.

Pak ditë para se të zhvilloheshin zgjedhjet në Kosovë, ajo u arratis nga shtëpia ku ishte në arrest, në Kukës, dhe u largua në drejtim të paditur.

Gjatë arratisjes, Fjolla Morina ka mundur edhe të votojë, madje duke deklaruar votën për Albin Kurtin, ka festuar Shën Valentin si dhe ka “sfiduar” policinë që po e kërkon gjithandej.

Ajo vetë postoi shumë foto nga protestat e Kurtit dhe më pas duke festuar Shën Valentinin me bashkëshortin e saj Fisnik Syla.

Martesën e bënë publike pak ditë më parë, ndërsa së fundmi ajo ka gjetur “truprojën” më të ri.

Ai është Steven Seagal, aktori i famshëm i Hollivudit, i njohur në filmat aksion.

Fjolla shkruan në Instastory, i ka thërritur dhe ai e ka pyetur nga është, ndërsa këngëtarja me krenari i ka thënë se është nga Shqipëria.