Inaugurohet treni shëndetësor për transferimin e pacientëve në terapi intensive në Itali dhe Evropë

Treni Shëndetësor u inaugurua në stacionin Termini në Romë, realizuar nga Trenitalia në bashkëpunim me Departamentin e Mbrojtjes Civile dhe AREU (Agjencia Rajonale e Urgjencës) Lombardi, për të transferuar pacientë në zona të tjera të Italisë ose jashtë vendit.

Treni është  i përbërë nga tetë vagonë, tre prej të cilëve përdoren si shtretër për të sëmurët në terapi intensive dhe mund të mbajë deri në 21 pacientë të intubuar.

Treni është i pajisur me personel të specializuar mjekësor dhe të gjitha pajisjet specifike për transportin e sigurt të pacientëve.