Një 78-vjeçar nga Përmeti i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Dyshohet se shkak për këtë akt tragjik është bërë gjendja e rënduar depresive.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi dot.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur me urgjencë grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Përmet/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:55, njoftohemi se në lagjen “Partizani”, Përmet shtetasi Xh. M., rreth 78 vjeç, në gjendje të rënduar depresive,  është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.