Shqipëria ka marrë mbi 30 mijë vaksina nga AstraZeneca të cilat do t’u injektohen mësuesve.

Por shumë prej këtyre të fundit kanë refuzuar që ta bëjnë këtë lloj vaksine, nisur nga vendimi i disa vendeve të Europës për ta pezulluar vaksinimin.

Kështu ndodhi edhe në Shkodër, ku mësuesit hezituan për t’u vaksinuar.

Frika është nëse do ketë penalizime për ata që do të refuzojnë të vaksinohen.

Në fakt jo, pasi që në fillim është thënë se vaksina nuk është me detyrim.