Muhamed Lleshi është infermieri nga Hasi i cili shfaqi probleme të mëdha shëndetësore pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer në datë 13 mars.

Lleshi është dërguar menjëherë në spitalin e Gjakovës ku dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm. Ai ndër të tjera tregon momentet e vështira kur iu fry barku pas dozës së dytë të vaksinës.

“Jam vaksinuar në datë 13. U mjekova në spitalin e Gjakovës. Gjendja ime është përmirësuar dhe jam kthyer ne shtepi.

Kam pasur shqetësime të jashtëzakonshme dhe fryrje barku, 40 minuta pasi bëra vaksinën. Nuk lejohet më shumë se 10 minuta në ambientet ku bëhet vaksina.

Kam kaluar Covid-19 në muajin korrik të vitit të shkuar. Nuk kam pasur probleme shendetësore më parë. Falenderoj spitalin e Gjakovës për trajtimin.

Kam marrë vitamina dhe hollues gjaku, 4 herë në ditë. Kujtova hë se më kalon hë se më kalon dhe përfundova në Has. Nga Hasi shkova në Gjakovë,” tha Lleshi.