Dukuria e infektimit për herë të dytë është shumë e rrallë ndaj njerëzit nuk duhet të shqetësohen kaq shumë për këtë, edhe nëse kanë muaj që e kanë kaluar.

Pohimi vjen nga  Departamenti i Sëmundjeve infektive në Danimarkë, i cili ka publikuar të dhënat studimore në revistën e njohur shkencore “The Lancet”.

Shkencëtarët morën në analizë të dhënat shëndetësore të katër milionë njerëzve që kishin kaluar Covidin gjatë periudhës nga shtatori deri në dhjetor 2020.

Nga studimi doli se moshat e reja, por edhe ata deri në 65 vjeç kanë një imunitet nga përsëritja e mundshme e infektimit me Covid-19, në masën 80 për qind.

Kurse moshat e thyera mbi 65 vjeç përballeb me rrezik të shtuar pasi krijojnë vetëm 47 për qind mbrojtje.

Gjithsesi, duket se për të gjithë, 6 muaj janë mbrojtje e plotë nga riinfektimi me koronavirusin.

Në përfundim, këshillat janë po ato, distanca fizik deri në shuarjen e pandemisë dhe vaksinim.