Mbajtja e takave të larta, siç mund ta dini, nuk është e shëndetshme as për këmbët dhe as për trupin. Por mos harroni se më shumë sesa pamja, ka rëndësi shëndeti i mirë. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa efekte negative që kanë takat në turpin tuaj. Herën tjetër kur të vishni taka, mbajini parasysh këto që do të lexoni.

1. Mund të keni dhimbje shpine

A e keni gjetur veten ndonjëherë për përkulur përpara kur keni ndenjur gjithë ditën me taka veshur? Kjo ndodh sepse ju ndjeni nevojën për të liruar presionin në shpinë. Kur mbani takë të lartë, ju ndryshoni formën e shtyllës kurrizore dhe, me kalimin e kohës, ajo mund të konsumojë kërcin në disqet, nyjet dhe ligamentet tuaja në shpinë.

2. Ju mund të ushtroni presion shtesë në këmbët tuaja

Balanca juaj natyrale shtrembërohet kur qëndroni në taka, kështu që mund të përjetoni presion shtesë që mund të ndikojnë në shpejtësinë e ecjes, gjatësinë e hapit dhe ecjen në përgjithësi, informon abcnews.al.

3. Ju mund të dëmtoni gjunjët tuaja

Për shkak të rrotullimit të tepruar të gjurit dhe kompresimit, gjunjët tuaj janë të prirur të dhembin.  ‘Artriti i konsumit” i njohur su artozë në gju, ndodh më shpesh te gratë sesa te burrat për shkak të veshjes së takave.

4.  Kaviljet tuaja mund të vuajnë

Muskujt tuaj të pulpës mund të vuajnë për shkak  të lartësisë së tepërt, kështu që kaviljet mund ta kenë të vështirë ta lëvizin këmbën përpara ndërsa ecni. Plus, meqenëse kyçi i këmbës nuk është në pozicion normal, thembra e Akilit mund të kontraktohet. Me kalimin e kohës ju mund të përjetoni edhe inflamacion, informon abcnews.al.

5. Ijet tuaja mund të preken gjithashtu

Nëse vishni taka të larta, mund të keni dhimbje të ijëve më vonë. Muskujt e ijëve janë të detyra të qëndrojnë në një pozicion të përkulur, dhe kjo tkurrje mund të sjellë probleme shëndetësore me kalimin e kohës.

6. Gishtat dhe thonjtë mund të dëmtohen

Edhe gishtërinjtë tuaj mund të dëmtohen nga veshja e takave të larta. Duke qenë se rrinë shtypur brenda këpucëve, thonjtë e këmbëve dhe gishtat do të deformohen, sidomos gishti i vogël, informon abcnews.al.

7. Mund të ndikojnë në krijimin e variceve

Kur qëndroni për një kohë të gjatë mbi taka, gjaku nuk pompon nëpër venat tuaja si duhet normalisht, për shkak të muskujve të tkurrur të puplës. Kështu që ka shumë shanse të zhvilloni varice. Nëse tashme keni parë shenja të tyre, zëvendësojini këpucët me atlete.

8. Nuk mund të jeni aq fleksibël sa normalisht

Trupi juaj mbi taka mund të vuajë dhe si pasojë ju nuk mund të jeni fleksibël sa zakonisht. Shtrëngimi i shtuar i muskujve mund të pengojë aktivitetin tuaj të përditshëm, si vrapimi poshtë shkallëve, shëtitjet ose vrapimin. Prandaj rekomandohet të masazhoni këmbët tuaja herë pas here.