Ermal Mamaqi është një ndër personazhet publikë më të dashur për ekranin shqiptar. Sot është një ditë veçantë për të, pasi feston ditëlindjen. Ai ka publikuar një fotografi me tortën në duar, ku nuk ka nguruar të bëjë dhe pak humor.

“Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç. 21.03.21.”, ka shkruar Mamaqi krahas fotos. Ndërkohë, kujtojmë që Ermali ka surprizuar fansat e tij me projektin e radhës, pasi ka zbuluar se do të vijë me një serial që pritet të transmetohet së shpejti për publikun.

Sipas xing.al, Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit me skenar të Klaudia Brahimajt dhe Bjordi Mezinit. Përsa i përket kastit të aktorëve ende nuk bëhet me dije asnjë detaj, por me siguri Ermali do të bashkojë emra të njohur të kinematografisë shqiptare. Ky serial vjen pas suksesit të dy filmave “I Love Tropoja” dhe “Dy gisht mjaltë”.