Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka ftuar Presidentin e SHBA Joe Biden të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian që fillon të Enjten dhe që do të zhvillohet përmes telekonferencës.

Ftesa është një sinjal në mënyrë simbolike për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet e Bashkimit me Shtetet e Bashkuara.

Unë mirëpres Presidentin e SHBA në takimin e Këshillit Evropian. Unë e ftova Presidentin e SHBA të marrë pjesë në takimin tonë për të ndarë pikëpamjet e tij mbi bashkëpunimin tonë të ardhshëm.

Është koha për të rindërtuar aleancën tonë transatlantike” tha Charles Michel në Twitter.

Ndërkohë që në vizitën e tij të parë në selinë e NATO-s në Bruksel Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës.