Sipas komitetit të ekpertëve teknikë për koronavirusin, javët e e fundit është vënë re një përmirësim i situatës së Covid-19 në vend.

Në përgjithësi marsi ka qenë pozitiv sa i përket rasteve të reja.

Numri i atyre që telefonojnë në numrin 127 ka rënë, dhe po ashtu ka më pak të shtruar në spitalet Covid.

Aktualisht janë aktive 33 mijë e 194 rast, rreth 400 më pak se në javët e kaluara.

Masat mbeten të njëjta, pra me kufizim të lëvizjes nga ora 20:00 deri në orën 06:00.