Cristiano Ronaldo ka edhe një sezon kontratë me Juventusin, por pas eliminimit nga Champions League ka pasur zëra për një largim të mundshëm të tijin gjatë kësaj vere.

Drejtuesit e klubit bardhezi nga ana tjetër kanë nxituar të shprehen se portugezi nuk largohet, kurse tani mediat në Itali raportojnë se CR7 ka vendosur kushte për të qëndruar.

Sulmuesi kërkon një skuadër kompetitive rrethe vetes dhe u ka kërkuar drejtuesve të afrojnë Benzema, ose një sulmues të tipit të tij nëse francezi nuk mund të blihet.

Ronaldo gjithashtu dëshiron një fantazist në skuadër, në mënyrë që të marrë më shumë asiste e rrjedhimisht të realizojë gola që të ndihmojë skuadrën bardhezi për të ngritur trofe.