Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri në muajin maj ose qershor të jenë të vaksinuar gjysëm milioni  qytetarë.

“Dëshiroj të ndaj me ju një lajm shumë të mirë. Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave.

Ambicia jonë është që deri në fund  të muajit qershor , por ajo që duam është që brenda majit të kemi vaksinuar gjysëm milioni qytetarë. Kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri brenda qershorit. Sot në Shqipëri ne kemi aktualisht 282 mijë vaksina dhe plus vaksinave që sapo mbërritën kemi edhe vaksinat AstraZeneca, Pfizer dhe Sputnik që së bashku janë 90 mijë.

Ne presim që këtyre vaksinave tu shtohen edhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë AstraZeneca dhe 25 mijë Sputik dhe vaksinat që janë në bashkëpunim me BE bëjën 871 mijë vaksina sëbashku me shumën e kontraktuar të Sinovac”, ka thënë Rama.

Vijon…