Mësimi online mund të paraqesë më shumë rrisqe për shëndetin mendor të fëmijëve dhe prindërve sesa te ata që kanë zhvilluar mësim me mësues personal, thotë një studimi i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, informon abcnews.al.

Prindërit, fëmijët e të cilëve zhvilluan mësim online ose të kombinuar, kishin më shumë të ngjarë të raportonin rritje të rrezikut në 11 nga 17 treguesit e mirëqenies së fëmijëve dhe prindërve, sipas CDC.

Studiuesit shikuan përgjigjet e sondazhit nga tetori dhe nëntori i 2020, të 1290 prindërve të fëmijëve nga mosha 5 -12 vjeç.

Gati 25% e prindërve fëmijët e të cilëve zhvilluan mësim online, raportuan përkeqësim të shëndetit mendor ose emocional te fëmijët e tyre, krahasuar me 16% të prindërve fëmijët e të cilëve morën udhëzime personale, informon abcnews.al.

Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të thoshin se fëmijët e tyre ishin ma pak aktivë fizikisht, kalojnë më pak kohë jashtë apo me miqtë e tyre.

Edhe prindërit po i ndiejnë efektet e mësimit online. Rreth 54% e prindërve kanë raportuar shqetësime emocionale. Gjithashtu kishin më shumë gjasa të raportonin humbje të punës, shqetësimet mbi stabilitetin e punës, sfidat e kujdesit për fëmijët, konfliktin midis punës dhe sigurimit të kujdesit për fëmijë dhe pagjumësi.