60% e trupit tonë është i përbërë nga uji, dhe pirja e mjaftueshme gjatë ditës është thelbësore për të pasur një lëkurë të pastër, të mbajturit një peshë të shëndetshme dhe për të larguar toksinat nga trupi. Ndikon gjithashtu në gjendjen shpirtërore dhe aftësinë tonë për të mësuar. Por marrja e lëngjeve të mjaftueshme është shumë më shumë sesa thjesht pirja e 8 gotave ujë në ditë. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë 7 gjëra që po i bëni gabim me hidratimin

1. Pini ujë pas stërvitjes

Është e vërtetë që pirja e ujit pas palestrës ndihmon në hidratim, por është akoma më e rëndësishme të pini para se të stërviteni. Nëse filloni stërvitjen tuaj pothuajse të dehidratuar, do të humbni edhe më shumë lëng ndërsa jeni duke u stërvitur, dhe mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Pra, pas stërvitjes, përveç ujit, duhet të hani kos, të pini çaj të zi dhe jeshil, madje edhe qumësht me çokollatë.

2. Ju nuk e llogaritni kafen dhe çajin si hidratues

Filxhani juaj i mëngjesit me kafe ose çaj mund të shërbejë si një pije pak hidratuese. Edhe pse këto pije kryesisht përmbajnë kafeinë, ato përsëri shtojnë sasinë e lëngjeve që merrni çdo ditë. Pirja e rreth 3.5 filxhanëve kafe në ditë do t’ju mbajë të hidratuar si të pini ujë, sipas një studimi, informon abcnews.al.

3. Po konsumoni më pak kripë

Edhe pse një dietë me shumë natrium mund të dehidrojë trupin, natriumi mbështet ekuilibrin e lëngjeve në trup. Ne natyrshëm e humbasim natriumin dhe elementët e tjerë përmes djersës, dhe si uji ashtu edhe natriumi duhet të zëvendësohen.

4. Po pini 8 gota ujë në ditë

Kjo këshillë popullore nuk është gjithmonë e saktë. Se sa ujë na nevojitet varet nga faktorë të ndryshëm të jetesës, të tilla si sa jemi fizikisht aktivë, çfarë hamë, ku jetojmë etj. Për të llogaritur sasinë e ujit në litra që i nevojiten trupit tuaj çdo ditë, shumëzoni peshën tuaj në kilogram me 0,033, informon abcnews.al.

5. Pini një gotë ujë sapo zgjoheni në mëngjes

Pirja e ujit të thjeshtë në stomak bosh nuk është mënyra më efektive për t’u hidratuar. Është më lehtë për trupat tanë të thithin dhe mbajnë ujin kur ka lëndë të tjera ushqyese të pranishme. Pra, nëse jeni duke u përpjekur të mbani ekuilibrin e lëngjeve, pini ujin tuaj me një ushqim të lehtë ose në vend të kësaj pini një gotë me lëng frutash.

6. Nuk pini ujë gjatë stërvitjes

Kur jemi duke u ushtruar, trupat tanë humbin ujin përmes djersës dhe frymëmarrjes. Qëndrimi i hidratuar gjatë një stërvitje është i rëndësishëm për të rregulluar temperaturën e trupit dhe presionin e gjakut. Ekspertët e fitnesit rekomandojnë të ujë çdo 20 minuta gjatë stërvitjes, informon abcnews.al.

7. Harroni të hani ushqime të pasura me ujë

Shumë fruta dhe perime janë të pasura me lëngje. Disa prej tyre, si domatet, shalqiri dhe tranguj janë gjithashtu të pasura me kalium që ndihmon trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar për më gjatë./abcnews.al