Anglia ka zbarkuar para mesnatës në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Përfaqësuesja angleze ka preferuar të shkojnë menjëherë në hotel dhe jo të bëjnë ritualin e zakonshëm që bën çdo klub, ku shkon drejt e në stadiumin e ndeshjes për të përgatitur stërvitjen e fundit në vigjilje të ndeshjes.

Anglia dhe Shqipëria përballen sot në ndeshjen e dytë kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Anglia dhe Shqipëria i kanë fituar ndeshjet e para dhe përballja direkte mes tyre do të përcaktojë kreun e grupit.

“Tre Luanët” me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Twitter” kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa çaste nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, ku shihen lojtarët që sapo kishin zbritur nga avioni.

Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet sot në ora 18:00.