Vijon të jetë e njëjtë situata në Kanalin e Suezit, ku një nga anijet më të mëdha në botë që peshon 224 ton, “Ever Given”, qëndron aty prej ditës së martë.

Forma diagonal në të cilën ka ngecur e vështirëson daljen e mjetit lundrues nga aty, për t’i hapur rrugë anijeve të tjera.

Tarifat e transportit të anijeve cisternë të produkteve të naftës pothuajse u dyshishuan pasi bllokimi dëmtoi rëndë zinxhirët globalë të furnizimit.

Më shumë se 320 anije prisnin të dielën në radhë për të kaluar kanalin, disa në drejtim të Detit Mesdhe e disa tjera drejt Detit të Kuq, sipas Agjencisë “Leth” e cila menaxhon shërbimet e kanalit.

Ndërkaq, Pronari i “Ever Given” ka kërkuar falje për mega-bllokimin, i cili po shkakton një krizë tregtare globale.