Festivali i Eurovisionit ka skualifikuar Bjellorusinë nga gara pasi ka thyer rregullat e këtij spektakli muzikor.

Bjellorusisë iu tha që të paraqiste një këngë të re dy javë më parë, pasi teksti i këngës që do të përfaqësohej në këtë spektakël kishte nëntekst politik.

Megjithatë, ridorëzimi i kësaj kënge nga i njëjti grup muzikor është konsideruar i papërshtatshëm nga organizatorët e konkursit dhe Eurovision ka marrë vendimin drastik.

Grupi, Galasy ZMesta, është i njohur për talljen me protestat anti-qeveritare.