Shqipëria luan sonte në mbrëmje ndeshjen e tretë në kuadër të eleminatoreve të Kampionatit Botëror të futbollit.

Kombëtarja shkon për t’u përballur me skuadrën modeste të San Marinos, ku fitorja duket se është detyrim.

Një ditë më parë, trajneri Edi Reja tha se do të hedhë në fushë lojtaërt më të mirë, për të mos rrezikuar.

Kuqezinjtë kanë tre pikë, në një grup që është mjaft i vështirë. Në takimin e parë përballë Andorës, Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1.

Ndërkohë u mposht me Anglinë, që pak a shumë ishte një humbje e pritshme.