Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Basha ka kujtuar përmes një video momentet më të veçanta.

Kryedemokrati u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë Partinë Demokratike dhe të bahskohen me të për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“12 vite më parë e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Me 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian,” shkruan Basha.