Në fund të këtij sezoni, Sergio Aguero do të largohet nga Man.City, argjentinasi lë një boshllëk të madh që me sa duket do të jetë e vështirë për tu mbushur.

Pep Guardiola ngrin tifozët e City teksa përjashton “qytetarët” nga gara për të siguruar shërbimet e Messi, Lukaku apo Haaland.

“Me këto çmime nuk do të blejmë asnjë sulmues, është e pamundur. Nuk mund t’ia lejojmë vetes diçka të tillë, të gjithë klubet janë në vështirësi në këto momente, as ne nuk bëjmë përjashtim. Nuk e di se çfarë do të ndodh, sot që flasim ka më shumë gjasa të mos blejmë asnjë sulmues për sezonin e ardhshëm”, u shpreh trajneri i Man.City.