Në muajt e fundit është folur shumë për të ardhmen e sulmuesit të PSG-së, Neymar. Ylli brazilian është lidhur shpesh me një rikthim te Barcelona, por mesa duket këto do të mbeten vetëm zëra merkatoje.

Sipas raportimit të “Telefoot”, 29-vjeçari tashmë e ka marrë një vendim dhe ai është rinovimi me kampionët e Ligue 1. Lajmi vjen menjëherë pas humbjes së djeshme me Lille, e cila e bën akoma më të fortë luftën për titullin në Francë.

Kujtojmë se Neymar kontrata aktuale i përfundon në vitin 2022 dhe ai do të rinovojë deri në 2026. Sigurisht që në të pritet dhe një rritje page, ku nuk do të mungojnë as bonuset.