Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën duke ndjekur ecurinë e procesit të vaksinimit në sheshin “Skënderbej”.

Gjatë vizitës ministrja ka përshëndetur të moshuarit që po injektonin vaksinën, ndërsa ka pyetur infermieret si po ecën procesi.

“Goxha fluks se është edhe ditë e diel” tha ministrja. “Do të qëndroj edhe unë këtu, deri sa ta kryesh që të mos e kesh mendjen te vaksina’ i tha ministrja një të moshuare.