Nëse keni qenë kokëfortë si fëmijë, ka shumë të ngjarë të arrini suksese të mëdha financiare. Sipas një studimi të botuar në “Psikologjinë e Zhvillimit”, thyerja e rregullave dhe kundërshtimi janë dy faktorët parashikues që përcaktojnë suksesin në punë dhe në të ardhura.

Studiuesit vlerësuan 12-vjeçarët dhe i gjurmuan ata 40 vjet më vonë për të arritur në këtë përfundim dhe për të kuptuar se cilat tipare të personalitetit kishin një ndikim në rezultatet e jetës, të tilla si suksesi në punë dhe të ardhurat. Por gjithashtu, të qenit një student i përgjegjshëm, pati një ndikim në arritjet arsimore dhe suksesin.

“Supozojmë se studentët që kanë rezultate të larta fitojnë më shumë të ardhura, sepse janë më kërkues kur negociojnë me pagat. Individët me karakteristika të tilla janë më të gatshëm për të qëndruar mbi interesat dhe qëllimet e tyre, një tipar që çon në rezultate të favorshme individuale, si të ardhurat“, thuhet në studim.