BE i ka dhënë miratimin një kompanie me bazë në Lesotho të eksportojë  kanabis për përdorim mjekësor në vendet e bllokut.

Kompania, MG Health, tha të enjten se kishte marrë konfirmimin zyrtar se proceset e saj të prodhimit ishin në përputhje me standardet e BE-së. MG Health  do të bëhet kompania  e parë e prodhimit të kanabisit në Afrikë që eksporton bimë për përfitime mjekësore në BE.

Sipas të dhënave, shpërndarja e kanabisit do të fillojë në qershor.

Lesotho ishte kombi i parë afrikan që legalizoi rritjen e kanabisit për përdorim mjekësor në vitin 2017