Një një ceremoni ku morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë, të shtunën pasdite iu dha sot lamtumira e fundit princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II. Kjo e fundit u shfaq në ceremoni e veshur me të zeza, duke qëndruar e vetme dhe me kokën ulur.

Në shenjë nderimi ndaj tij në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u mbajt një minutë heshtje. Nderimi për të u shoqërua nga kryeministri Boris Johnson i cili nga rezidenca e tij mbajti një minutë heshtje.

Kjo ceremoni bëri bashkë edhe dy vëllezërit William dhe Harry pasi ky i fundit la pallatin mbretëror për të jetuar në Kaliforni me gruan e tij Meghan Marke. Ata nuk ecën krah për krah njëri tjetrit por me kushëririn e tyre, Peter Phillips në mes.

Nga ana tjetër mediat kanë raportuar se Meghan ka ndjekur ceremoninë e varrimit nga shtëpia kjo pasi për shkak të shtatëzanisë, mjeku e ka këshilluar të mos udhëtojë.

Zëra thonë se ajo nuk ka dashur të marrë pjesë, për të mos vjedhur vëmendjes pas deklaratave që ka bërë në intervistën me Oprah Winfey. Ajo i ka dërguar princit Philip një kurorë me lule dhe i ka shkruar me shkrim dorë një kartolinë.