Shqipëria renditet e fundit për numrin e rasteve të reja me COVID-19. Referuar të dhënave të Our World in Data, të publikuara nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka regjistruar një numër të ulët të rasteve, me një diferencë shumë të madhe krahasuar me vendet e rajonit, ku kurba e infektimeve të reja ka njohur një rritje gjatë 7 ditëve të fundit.

Një bilanc i tillë, për kryeministrin, është moment krenarie, por duke theksuar se nuk duhen neglizhuar masat, për të mos pasur të njëjtin fat si vendet e tjera të rajonit. 

*Poooor, duhet akoma durim, edhe pak, shikojeni çfarë po ndodh në vendet fqinje ditët e fundit! Prandaj ju lutem, kujdes të vazhdueshëm sepse po dalim nga tuneli i pandemisë, por ka ende edhe pak rrugë”, shkruan Rama.