Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Kukësit ku është takuar me dhjetra simpatizantë të tij. Këta të fundit e kanë pritur me thirrjet “Rama ik”, ndërsa Bashës i është dashur që të marrë një megafon që të dëgjohet. Kreu i PD-së është shprehur se nuk ka asnjë marifet elektoral për të penguar ndryshimin që sipas tij do të vijë me 25 prill.

“Do i kthejmë Kukësit shpresën dhe besimin. Për 8 vite Kukësi është zbrazur. 8 vite dështime kanë lënë plagë në trupin e Kukësit. Kjo është një plagë që rrjet në të gjithë vendin. Nuk ka për ndryshuar po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve. Asnjë marifet elektoral nuk e shëron dot këtë plagë” tha Basha.

“E vetmja gjë që e shëron është ndryshimi. Faleminderit për këtë pritje. Me lejen tuaj do të vazhdoj në Fushë Arrës dhe në Pukë. E vetmja mënyrë për të sjell ndryshimin është të votojmë numrin 9.