Tiranë – Një vrasje e mundshme është prandaluar në Tiranë nga një efektiv i forcave “Shqiponja”. Ka qenë një 39-vjeçar i cili pas një konflikti me një tjetër person, ka tentuar që të shtyp me makinë këtë të fundit së bashku me bashkëshorten e tij.

Por si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e pazakontë ndodhi në bulevardin “Migjeni”. Taulant Mekollari 39-vjeç po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M 36-vjeç dhe bashkëshorten e tij. Sapo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave” është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë G.M.


G.M dhe bashkëshortja e tij.

Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit Taultan Mekollari.

Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Taultan Mekollari dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri  me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi Taulan Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.


Taulant Mekollari me xhup të kuq.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Mekollari., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje ‘’dhe’’ Plagosja e lehtë me dashje’’.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Efektivi i policisë i drejton armën për ta neutralizuar

Njoftimi i policisë:

Parandalohet nga shërbimet e Policisë, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti që mund të përfundonte në vrasje të dyfishtë.

Tentoi të godiste me mjet, një shtetas dhe bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në bulevardin “Migjeni” po konfliktoheshin dy shtetas, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Rastësisht në vendngjarje është ndodhur një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë, pasi shtetasi T. M. po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij. Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit T. M.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit T. M dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.