Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Kavajës pas plagosjes me armë në zyrat elektorale të PD-së në këtë qytet. ABC mëson se lideri i PD-së sapo është informuar për lajmin është nisur drejt Kavajës.

Janë anuluar të gjitha takimet që PD kishte planifikuar në Vorozen dhe dy lagje të Kavajës, ndërsa të gjithë ndodhen në zyrën elektorale.

Por cfarë ndodhi?

Mbrëmjen e sotme një simpatizant i PD-së në Kavajë është qëlluar me armë zjarri brenda zyrës elektorale pas një sherri të nisur me militantët e PS-së në qendër të qytetit.

I plagosuri është Gledi Noshtuni. ABC mëson se i riu 25-vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim.

Kavaja nuk është qyteti i parë që janë regjistruar përplasje në fushatë, pasi më parë incidente kanë ndodhur në Elbasan, Fier dhe zona të tjera të vendit.