Vajzat e grupit serb ‘Hurricane’ do të përfaqësojnë Serbinë në Eurovision. Sa i përkët këngës së Anxhela Peristerit “Karma” e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival të rëndësishëm, ato thanë se është një këngë mjaft e bukur.

“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”.

Ndër të tjera, vajzat u pyetën nësë e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë me artistët shqiptar.

“Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”, u shprehën ato.

Gjithashtu ato u shprehën se muzika mund ti bashkojë të dyja kombet: Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra. Në fund, vajzat e “Hurricane” kënduan një frazë të këngës “Karma” në gjuhë shqipe, duke e lënë drejtuesin e emisionit “gojë hapur”