Vetëm tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Në kuadër të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë po bën përgatitjet e fundit për angazhimin e të gjithë prokurorëve dhe oficerëve të Policisë gjyqësore për hetimin e çdo lloj vepre në raport me krimet zgjedhore.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në kuadër të ruajtjes së sigurisë së mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 25 prillit, do të shtohen edhe 5 prokurorë dhe 6 oficerë të Policisë Gjyqësore.